Edi Rama: Porti i Sarandës, pa burokraci e kushte për pritjen e turistëve

Qyteti bregdetar i Sarandës gjatë muajit qershor shënoi një fluks të madh vizitorësh të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga porti, duke theksuar se nuk ka burokraci, kontrolle minimale për turistë dhe kushte të rehatshme në pritjen e tyre.

“Porti i Sarandës – Aty ku çdo ditë mirëpriten turistë që vijnë në rrugë detare dhe siç tregojnë shifrat vetëm gjatë muajit qershor ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, plot 24 % më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021. Aspak burokraci, kontrolle minimale për turistët dhe kushte të rehatshme në pritjen e tyre”, shprehet Rama.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma dhe drejtori i portit, Alket Qendro vizituan sot portin, ku mirëpriten çdo ditë turistët që vijnë në rrugë detare.