Turizmi në Sarandë, Adrian Gurma: 20% më shumë rezervime krahasuar me vitin që shkoi

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi portin e Sarandës, ku shifrat për qershorin tregojnë se ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24% më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.

Turistët që zbresin në këtë terminal vazhdojnë udhëtimin e tyre në autobuzë pa kontroll policor, vetëm me bord pass dhe lista duke iu krijuar një lehtësi shumë të madhe në qarkullim.

Ndërkohë, sipas kryetarit të Bashkisë, Ardian Guma, referencat nga hoteleria tregojnë për 15%-20% më shumë rezervime krahasuar me vitin që shkoi.

Ministrja Mirela Kumbaro u njoh edhe me projektin e hyrjes se terminalit, me regjistrim dhe sistem dixhital të biletave për të shmangur mungesën e trasnparencës, i cili pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm.