“Mendoni se Covid-19 i ka frikë shqiptarët?” Rama video-mesazh për qytetarët: Është strategjia që na ka sjellë deri këtu

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me qytetarët ka deklaruar sërish se Shqipëria ka arritur të ketë sukses në përballimin e luftës me Covid-19 për shkak të masave të shpejta që ka ndërmarrë.

Rama nuk i ka kursyer batuta duk thënë se Covid-19 nuk i ka frikë shqiptarët, por nuk është përhapur pikërisht nga zbatimi dhe strategjia e përdorur kundër tij.

“Jemi vendi me numrin më të ulët të përdorimit të respiratoëve, Shqipëria. Si mendoni ju nuk janë produkt i masave që kemi marrë ne. Apo mendoni se kovidi i ka marrë me të mirë shqiptarët apo ka frikë se ta japin në lule të ballit po i dole para. Është strategjia që na ka sjellë deri këtu”, u shpreh Rama.

“COVID-19 është një sfidë për të gjithë botën. Nëse s’më besoni mua, shikoni se çfarë ndodh në të gjithë botën” ka thënë ndër të tjera Rama.