Detajet nga djegia e zyrës së Aleko Anagnostit në Sarandë: Ishte noteri më i vjetër i qytetit, kishte në dorë dhe arkivat e kolegëve

Ministria e Drejtësisë raportohet se ka sekuestruar dokumentet e noterit Aleko Anagnosti, zyra e të cilit u dogj “papritur” mëngjesin e sotëm. Zjarri dyshohet i qëllimshëm, për të fshehur prova të mundshme pasi vetë noteri është arrestuar për tjetërsimin e 10.000 metrave tokë në Sarandë.

Ngjarja e ndodhur në qytetin jugor merr përmasat e skandalit, kur mësohet se Aleko Anagnosti ishte noteri më i vjetër i Sarandës dhe në zyrë mbante dhe arkivat e kolegëve të tjerë, shkruan newsbomb.al. Dëmet janë të mëdha, për qytetarët që kanë marrë shërbim, por dhe për të tjerët.

Të tjerët që në bashkëpunim me Anagnostin, sipas Prokurorisë së qytetit, dyshohet se kanë falsifikuar mbi 10.000 m2 tokë në bregdet. Një auditim është nisur në të gjitha noteritë e Sarandës, por burimet thonë se zyra e noterit të arrestuar kishte informacione tepër të vlefshme.

Disa ditë pas arrestimit dhe 24 orë pasi ndaj Aleko Anagnostit u dha masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë, autorët kanë shkuar në zyrën e noterit dhe u kanë vënë flakën dokumenteve.

Pra synimi ka qenë i qartë, flaka u është vënë vetëm dokumenteve, pjesa tjetër e zyrës nuk është prekur e as dhunuar.

Autoritetet u kujtuan për zyrën e noterit dhe operacionin e auditimit në Sarandë vetëm pasi dëmi u bë, ndërsa për sigurimin e vendit ku punonte Aleko Anagnosti nuk u mor asnjë masë për ta siguruar, për gati një javë, duke u lënë dorë të lirë personave të paidentifikuar që ta digjnin