I vuri zjarrin noterisë në Sarandë, arrest me burg për autorin, dëshmia: S’e njoh porositësin

Ka dale sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 41-vjeçari Marjo Sinani i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë.

Në seancën e drejtuar nga Fatmir Ndreu, 41-vjeçari ka pranuar të jetë autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim. “Më ka vendosur një person për te vene zjarrin, por nuk e njoh ate” mesohet te jete shprehur Sinani.

Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu.