Gurma takim me përfaqësues të policisë dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Bashkërendim të punëve, për një sezon turistik të sigurt

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka zhvilluar këtë të enjte një takim në zyrën e tij me drejtuesit kryesor të disa prej institucioneve kryesore në Sarandë.

Gurma ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashki.

Tema e diskutimit të bisedës ka qenë plani i masave për sezonin e ri turistik, për ti garantuar çdo pushuesi që do vijë në Sarandë siguri.

“Me përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkidiskutuam mbi planin e masave, bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punëve, për një sezon turisti të qetë dhe të sigurt”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/