Emri/ Ishte i dehur, 21 vjeçari anglez rrëzohet nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dhërmi. Një i ri anglez dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i tretë i një hoteli. 21 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.

Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.