Menaxhimi i Butrintit, deputetja e Sarandës thirrje Metës: Ligji është antikushtetues, mos e dekreto

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që mos të dekretojë ligjin për marrëveshjen e Butrintit.

‘Presidenti të rrëzojë marrëveshjen për Butrintit. Butrinti i kalon në administrim 4 personave privat. Ministrja vetëm për dy vjet drejton bordin e këtij fondacioni.

I dorëzojmë arkën e Butrintit në menaxhim fondacionit.

KLSH është përjashtuar nga auditimi i Fondacionit. Ligji është anti-kushtetuese nuk duhet të dekretohet. Ligji rrezikon historinë shqiptare’- tha Zhupa.