EMRAT/ Të tjera ngjarje të rënda, plagosen edhe tre persona në Ksamil: Një prej tyre niset drejt Tiranës

Tre persona janë plagosur ditën e sotme në Ksamil, të plagosurit janë Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti.

Mësohet se të tre personat janë konfliktuar me disa shtetas të tjerë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet për të cilat ka ndodhur ngjarja dhe identiteti i tyre.

Bëhet me dije si i plagosur Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.