I sekuestrohen 13 kg kanabis në banesë, arrestohet 45-vjeçari në Borsh

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi është kapur me 13 kg lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasi A. B., 45 vjeç, banues në Borsh, Himarë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike cannabis në formë boçeje.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 13 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi: 

A. B., 45 vjeç, banues në Borsh, Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike cannabis në formë boçeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.