E rëndë në Sarandë, gjendet i vetëvarur në një shtyllë një person

Një 62 vjeçar në fshatin Vrrine të Sarandës i ka dhënë fund jetës.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.