Iu vodhi sendet personale dhe paratë mësuesve të një shkolle në Himarë, kapet 47-vjeçari

Arrestohet një 47-vjeçar në Vlorë për vjedhje.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë së Vlorës.