EMRI/ Ngjarje e rëndë në Sarandë, gjendet i djegur në banesë një person

Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1.

Mësohet se shtetasi Stefan Kosta, është gjetur i djegur.

Ai jetonte i vetëm në një banesë me qira, pasi ishte i divorcuar.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se viktima, në gjendje të dehuri ka vënë zjarrin banesës.

Aktualisht policia dhe forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes.