Arrestohet 54- vjeçari nga Konispoli, qarkullonte pa patentë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 54 vjeç, banues në Shendëlli, Konispol.
Ai u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime te metejshm.