EMRI/ Arrestohet 22- vjeçari nga Saranda, transportonte 4 emigrantë të paligjshëm

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastres.

Blegert Sadiku, banues në Sarandë u arrestua në flagrancë nga blutë e Gjirokastrës në vendin e njohur si Ura e Kardhiqit në momentin që po transporte katër emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

22 vjeçarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan automjeti me të cilin po lëvizte si dhe 2 aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.