Aksident në Sarandë, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën

Automjeti tip “Audi” me drejtues 57-vjeçarin me iniciale L.R. ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, qytetarët L. R., 54 vjeçe, P. R., 31 vjeçe, si dhe një i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:30, në lagjen nr.3 në Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.