Zgjedhjet në PS, Rama: Na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit

Kryeministri Edi Rama  ka folur sot në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë për zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialiste. Rama tha gjatë fjalës së tij se duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit.

“Nuk duhet të lëmë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të pa politizuar ashtu siç duhet.

Sidoqoftë ne kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se cdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Sigurisht që prej disa vitesh tani më, kjo është një histori e tejkaluar. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje.

Është edhe aspekti tjetër ri pasjes në territor të kryetarit të partisë të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen kryetarit të bashkisë. Nuk duhet të jenë në kundërshti, konflikt jo e jo, por është e  pakuptimtë që të jenë një. Aq më tepër që detyrat e tyre janë të ndryshme. E treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit”, u shpreh Rama.