Vlorë, gruaja denoncon zhdukjen e burrit pas 1 viti
Një 35-vjeçare ka denoncuar në polici se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj. Kallëzimi i të resë ka ardhur 1 vit më vonë, pas ditës që i është zhdukur burri.
35-vjeçarja me iniciale N.M ka thënë që i ka humbur kontaktet me burrin, një 38-vjeçar, që prej datës 6 Maj 2021. Çifti banon në lagjen “Pavarësia 2” në qytetin bregdetar.
“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë”, njoftoi policia.
Uniformat blu po punojnë për gjetjen e të riut. Deri më tani mbeten enigmë arsyet e zhdukjes së 38-vjeçarit apo çfarë mund të ketë ndodhur me të./