Sarandë: Përkujtohet heroi Vasil Laçi, në 81-vjetorin e ekzekutimit

Pranë bustit të Heroit të Popullit Vasil Laçi, në ditën e 81-vjetorit të ekzekutimit të tij, për shkak të atentatit trimëror, u organizua përkujtimi dhe nderimi i tij.

Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, dega e Sarandës, pati gjithë mbështetjen e Bashkisë së Sarandës dhe Kryetarit Adrian Gurma, për t’i dhënë gjithë rëndësinë kësaj ceremonie nderuese për Atentatorin 19-vjeçar Vasil Laçi, kryer në

Majin e vitit 1941, ndaj Viktor Emanuelit III dhe Shefqet Bej Vërlacit. Kryeministrit të Shqipërisë, pas pushtimit prej Italisë.

Pas ekzekutimit të Hymnit të Flamurit, pranë bustit të Vasil Laçit u vendosën kurora në emër të Kryetarit të Bashkisë, të Organizatës Kombëtare e asaj lokale të Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës e të pasardhësve të tyre, nga Nënprektura Sarandë etj.

Familjarë e pasardhës të Tre Heronjve: Vasil Laçit, Mitro Xhanit e Lefter Talos, të pranishëm në ceremoni, vendosën tufa me lule në të tre bustet.

Përshëndetën Ali Myrtaj e Neriman Gjivogli, përkatësisht kryetarë të organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut e Komitetit të Veteranëve të LANÇ e pasardhësve të tyre, Nënprefekti i Sarandës, Mirosh Birjani etj.

Për jetën dhe aktin trimëror të Vasil Llaçit foli sekretari i përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, Dalan Buxheli.

Folën edhe mbesa e Heroit, Violeta Koçiu e nipi Edmond Llaçi, si dhe autori i bustit të Vasil Llaçit, skulptori i mirënjohur Niko Godroli etj.

Organizimin e kësaj ceremonie përkujtimore dhe nderuese për Heroin e Popullit Vasil Llaçi, e përshëndeti edhe kryetari i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të Atdhueut, Dr. Gjergji Velo, i cili është shprehur mirënjohës ndaj Kryetarit të Bashkisë, Adrian Gurma, që dha gjithë mbështetjen që bustet e Tre Heronjve të Sarandës, të ngrihen buzë detit, në një prej hapësirave më publike të shetitores së re.

Në ceremoninë e organizuar mori pjesë edhe Eleron Gjoni, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Sarandës.