SHIFRAT/ Ja të dhënat e hyrje-daljeve në Portin e Sarandës gjatë muajit prill
Lehtësimi i masave kufizuese për lëvizjen e udhëtarëve nga vendi ynë drejt Greqisë, është reflektuar edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve që kanë lundruar nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit dhe anasjelltas!
Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Portit Sarandë Sh. A, gjatë muajit prill 2022 tragetet kanë kryer 118 lundrime me 8693 udhëtarë, nga këta 4359 në hyrje dhe 4334 në ikje.
Një vit më parë numeri i lundrimeve ka qenë zero për shkak të mbylljes së pandemisë COVID-19.
Kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Portit të Sarandës për muajin prill 4359 udhëtar, nga të cilët 1150 kanë qenë më kombësi shqiptare ndërsa 3209 udhëtarë të huaj.
Sa i përket udhëtimit drejt Portit të Korfuzit kanë udhëtuar 4334 persona, prej të cilëve 1153 shqiptarë dhe 3181 të huaj.