Romeo Çakuli takime në fshatin Dermish: Prioriteti im është zhvillimi dhe përmirësimi i çdo problematike të banorëve

Kandidati i koalicionit MEGA-PS për bashkinë e Finiqit, Romeo Çakuli, i shoqëruar nga kryebashkiaku Kristo Kiço, deputeti Niko Kuri dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Klosi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Dermish.

Fshat që është dhe vendlindja e vet kandidatit Cakuli, nga ku u ka premtuar banorëve të kësaj zone se çdo problematike e tyre do të marrë zgjidhje, si dhe do punohet për zhvillimin e fshatit.

“Se bashku me Kryetarin e Partise MEGA dhe Kryetarin e Bashkise z. Kristo Kiço deputetin z. Niko Kuri, drejtuesin politik të qarkut Vlorë, z. Blendi Klossi dhe ish ministrin dhe deputetin z. Anastasi Angjeli realizuam nje takim shume te ngrohte dhe atmosferë të lumtur me bashkëpunëtorë nga të gjitha fshatrat e bashkisë së Finiqit.

Në një ambjent të mbushur në fshatin Dermishë, takuam secilin veç e veç dhe biseduam për problemet dhe shqetësimet që kanë banorët e bashkisë sonë.

Dëgjova idetë dhe sugjerimet e tyre dhe diskutuam se si bashkërisht mund të ndërmarrim veprime për të nxitur rritjen dhe prosperitetin në fshatrat tona.

I sigurova se prioriteti im, është përmirësimi i jetës së përditshme të bashkëqytetarëve tanë”, shprehet kandidati i bashkisë së Finiqit Romeo Çakuli.