Akuza për votues të burgosur dhe proces i manipuluar, deputetja e Sarandës: Primaret i kishim të jashtëzakoshme

Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, është shfaqur mjaft e lumtur nga foltorja e Rithemelimit, pas zyrtarizimit të kandidatit Ardit Cikuli si kandidaturë për kryetar bashkie të qytetit bregdetar.

Zhupa i cilësoi primaret e Sarandës si një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse numri i votuesve ishte mjaft i ulët.

Ajo tha se është e bindur tek fitorja më 14 maj, por nuk tha asnjë fjalë për akuzat e rënda që kanë ndodhur gjatë votimeve për primaret e Sarandës.

Vetë kandidatët e primareve si Armando Magllara dhe Spiro Vaso rrëzuan gjithë farsën e përgatitur nga dega e PD-së, duke zbuluar skandalet që ishin parapërgatitur.

Ata akuzuan se procesi pati mjaft parregullësi dhe manipulime, madje njëri prej tyre shtoi se në votime morën pjesë votues të burgosur.

Për këto akuza të rënda, si dega e PD Sarandë ashtu edhe deputetja nuk kanë thënë asnjë fjalë, duke pranuar në heshtje këto fakte të paraqitura dhe të deklaruara nga vetë ata që ishin pjesë e kësaj gare. /Sarandanews.com/