Edhe Bashkia Delvinë furnizimin me ilaçe dhe ushqime për të moshuarit

Edhe Bashkia e Delvinës ka marrë përsipër furnizimin me ilaçe dhe ushqime tek dera e shtëpisë për pensionistët kryefamiljarë që nuk i kanë fëmijët pranë tyre.

Njoftimi i Bashkisë Delvinë.

????Mbështetur në udhëzimet e marra për parandalimin e COVID-19, Zyra e Shërbimit Social pranë Bashkisë Delvinë ka kryer identifikimin e të gjithë personave që i përkasin moshës së tretë, të cilët nuk kanë mundësi shërbimi prej familjarëve të tyre.

????Kujtojmë se të moshuarit e kanë të ndaluar daljen nga mjedisi i shtëpisë, pasi janë më të rrezikuarit nga virusi dhe vetëm kjo mënyrë mund të ndalojë prekjen nga ky virus, vërtet i rrezikshëm❗

????Grupet e punës të ngritura për përballimin e kësaj situate, në bashkëpunim me farmacitë dhe supermarketet, do të bëjnë të mundur dërgesën në shtëpi të medikamenteve dhe ushqimeve të kërkuara gjatë gjithë periudhës së izolimit.

????Me qëllim që ky shërbim të jetë sa më i shpëjtë e sa më i dobishëm, po vendosim në dispozicion numrat e mëposhtëm për të gjithë qytetarët të cilët mund të hasin raste të të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë:????

– 0676501184
– 0684647240
– 0684016065

????Ju lutem drejtohuni në çdo kohë për të kërkuar ndihmën tonë duke na dhënë informacion të qartë dhe pa abuzuar, për të shmangur çdo situate të padëshiruar dhe penguse për punën tonë ????????

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

#BashkëDoIaDalim
#FrikëAspakKujdesPo