Rama mbledh kryebashkiakë dhe ministra në Vlorë, Dritan Leli i paftuar
Në qytetin e Vlorës po organizohet këtë të shtunë konferenca ndërkombëtare “Drejt së ardhmes, qyteti im, shtëpia ime”.
Në këtë konferencë është i pranishëm kryeministri Edi Rama, disa prej ministrave të kabinetit dhe disa kryebashkiakë, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Ky takim po mbahet në kuadër të përgatitjeve të fushatës elektorale dhe organizimit të strukturave. Por ajo që bie në sy është mungesa e kryebashkiakut të qytetit bregdetar, Dritan Leli.