Policia e Himarës arreston delvinjotin, i ngarkon në kurriz 2 akuza

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 59 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas Policisë, arretimi i tij u krye sepse ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në një sipërfaqe toke publike, dhe ka dëmtuar tubacionin e rrjetit të ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.