Kampionati i Shahut mes shkollave 9-vjeçare të Sarandës, Eklea Omeri e Kelvin Kosta dy fituesit

Eklea Omeri e Kelvin Kosta janë dy fituesit e kampionatit të Shahut që u zhvillua mes shkollave 9-vjeçare të Sarandës.

Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, në një postim në rrjetet sociale, ku bën me dije se surpriza e këtij kampionati ishte pjesëmarrja e shahisti 6 vjeçar nga Ukraina, Demion Kandidatoll.

“U zhvillua Kampionati i Shahut mes shkollave 9-vjeçare të Sarandës.

Vendi i parë u nda mes dy shahistëve të mirënjohur Eklea Omeri e Kelvin Kosta.

Për pjesëmarrësit u dhanë çertifikata pjesëmarrjeje dhe Medalje e Kupa për më të spikaturit.

Surpriza e kampionatit të sivjetëm ishte pjesëmarrja e shahisti 6 vjeçar nga Ukraina, Demion Kandidatoll”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/