Menaxhimi i Butrintit nga një agjenci? Lafe: Herët për gjykime, t’i lëmë kohë procesit

Ministrja e Kulturës Margariti njoftoi në fillim të muajit Prill se është miratuar projektligji për miratimin e marrëveshjes së administrimit të nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të menaxhimit të Butrintit.

Lidhur me këtë Dr. i Qendrës për Zhvillimin e Trashëgimisë Antiko-Mesjetare Ols Lafe në një lidhqje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se është herët për të gjkykuara duke ditur që është në fillesat e tij.

Ai tha se kemi një proces ligjor të nisur dhe birësuar nga parlamenti dhe nuk mund ta hedhim poshtë përveç lejimit dhe testimit në terren.

“Është një proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Njihem me procesin aq sa të rifreskoj të rejat e fundit ligjore, është herët për të gjykuar në fillesat e veta. Duhet ti lëmë kohë. E di që ka shumë zëra kundër, kanë argumentet e tyre, por nuk jam as kundër, as partizan, shpresoj të funksionoj dhe dëshiroj që këtë Butrint që kemi në të gjitha format ti shohim të zbatuara në terren, të shohim rezultate pozitive sepse nuk besoj se do kishte një njeri kundër rezultateve pozitive. Nëse ka sukses iniciativa do e mbështesim. Sot për sot kemi një proces ligjor të nisur dhe birësuar nga parlamenti dhe s’mund ta hedhim poshtë përveç lejimit dhe testimit në terren. Ti lëmë kohë procesit”, tha Lafe