Zgjedhjet e Rithemelimit në Delvinë, reagon Hari Imeri

Kreu aktual i deges se PD Delvine, Hari Imeri, ka reaguar pas zgjedhjeve te Komisionit te Rithemelimit ne kete qytet ku kryetar u zgjodh Altin Kallapodhi.

Permes nje statusi ne rrjetet sociale Imeri shkruan:

“Shumë dashuri shprehim për demokratët në opozitë, shumë e trumbetojmë rëndësinë dhe rolin e tyre statutor, shumë afër i mbajmë në një vendimmarrje kur na nevojiten.
Ajo që mendoj se duhet të bëjmë realisht për ta, është ti vlerësojmë mbi bazën e meritokracisë ditën që me kontributin dhe sakrificat e tyre marrim përgjegjësinë për të drejtuar punët e vendit. Nëse vazhdojmë me metoda tinzare “ky është i sigurtë nuk na ikën, le të ndihmojmë këtë tjetrin”, atëherë ta dijmë mirë se ajo që hedhim pas, një ditë do të na dali para”, shkruan Hari Imeri. /Saradanews.com/