Përgatitja për zgjedhjet, Rama sërish në Vlorë, mbledh strukturat buzë detit në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Vlorë për fundjavë.

Paraditen e sotme kreu i PS-së ka mbledhur asamblenë socialiste të Vlorës teksa në fokus janë zgjedhjet e ardhshme.

Brenda pak ditëve, ky është takimi i dytë i kryesocialistit me strukturat pas ndezjes së motorëve të fushatës elektorale.

Takimin me asamblenë Edi Rama po e zhvillon në Zvërnec, në një lokal buzë detit.