Kumbaro: Tuneli i Skërficës do të jetë gati në qershor

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë vizitës së djeshme në Sarandë foli dhe për hapjen e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Kumbaro u shpreh se tuneli i Skërficës do të hapet në muajin qershor.

Ajo tha se puna po vijon me intesitet të lartë dhe po bëhet gjithçka që qershori ta gjejë tunelin dhe rrugën të përfunduar për turistët dhe jo vetëm.