Greqia nis së shpejti shpimet në Jon, përballë Sarandës e Himarës: Synon të nxjerrë 250 miliardë euro gaz

Teksa mbarë bota po vuan pasojat e krizës energjetike, si pasojë luftës në Ukrainë dhe mbarimit të burimeve natyrore, Greqia planifikon të gjenerojë gaz natyror në 6 zona në Kretë, në detin Jon dhe në Janinë.

Tentativa e parë e shpimit për gaz natyror planifikohet të zhvillohet gjatë 2023-it, raporton i Kathimerini.

Ndërkohë në 2028-ën do të vlerësohet nëse gazi do të jetë i shfrytëzyeshëm, ose jo.

Efektiviteti i projektit do të gjykohet nga gatishmëria e shtetit për ta mbështetur atë dhe përgjigja e kompanive koncesionare ndaj përshpejtimit të programit të shpallur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis .

Projekti pritet të realizohet në bashkëpunim me gazsjellësin “TAP”. Vlera e mundshme e gazit potencial natyror vlerësohet të shkojë 250 miliardë euro

Në vitin 2023, sipas programit kërkimor të shpallur dje nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, do mësohet nëse do të konfirmohen indikacionet e bazuara në studimet për ekzistencën e rezervave potenciale.

70-90 trilionë metra kub gaz natyror në zonat detare të Kretës dhe Jonit. Kjo është një sasi e aftë të plotësojë 15% -20% të nevojave vjetore të Evropës për gaz, ndërkohë që vlera potenciale e rezervave totale të gazit natyror të vendit vlerësohet në 250 miliardë euro.

Viti historik i të gjithë projektit do të jetë viti 2026, kur do të shihen rezultatet e shpimeve kërkimore dhe do të vendoset nëse ia vlen kapaciteti i tyre për të vazhduar shfrytëzimin e tyre, gjë që do ta kthejë Greqinë në një importues neto të gazit natyror.

Fokusi i programit janë zonat në veriperëndim të Korfuzit, Jonit, Gjirit Kyparissiakos, zonat detare në perëndim dhe jugperëndim të Kretës dhe zona tokësore e Janinës, ku përfshihen kompanitë shumëkombëshe ExxonMobil dhe Total dhe dy kompanitë greke ELPE.