EMRI/ Ngjarja e rëndë në Sarandë: Identifikohet 43- vjeçari që plagosi me thikë të miturin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës ku një 17-vjeçar është plagosur me thikë në kraharor.
Sipas informcioneve paraprake mësohet se 17-vjeçari me inincilae K.G, është gjuajtur me thikë në kraharor nga shtetasi Ibrahim Duda 43-vjeç.
I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë forca të shumta policie kanë blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës për kapjen e autorit i cili rezulton të jetë një person me precedente penalë.