Sarandë: Plagoset me thikë një 17- vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

Një 17-vjeçar me iniacialet K.G., ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Sarandës.

Burime bën me dije se adoleshenti është goditur në kraharor dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka identifikuar personin i cili ka qëlluar mbi adoleshentin dhe është vënë në kërkim të tij. Ai rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal.

Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e sherrit mes të rinjve.