Butrint: Aktivitete edukative për njohjen e trashëgimisë kulturore të rajonit

Parku Kombëtar i Butrintit dhe bashkia Konispol, organizuan një aktivitet të përbashkët edukativ dhe sensibilizues për trashëgiminë kulturore.

Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Kalasë Trekëndore pranë Kanalit të Vivarit, ndërsa nxënës të shkollave të bashkisë Konispol morën pjesë edhe në një konkurs në lidhje me trashëgimin kulturore të kësaj zone.

Drejtori i Parkut Kombëtar Butrint, Eri Sulo dhe kryetari i bashkisë Konispol Shuaip Beqiri  vunë ne dukje se, kjo ditë nxit edukimin e brezit të ri me interes dhe dashuri për monumentet e kulturës kombëtare.

Në fund të veprimtarisë, fituese e konkursit u shpall shkolla 9-vjeçare e Konispolit e ndjekur nga shkolla e fshatit Shalës e cila u rendit e dyta.

Ky aktivitet është pjesë e një vargu veprimtarish që po zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të bashkisë Konispol dhe të një bashkëpunimi afatgjatë me Parkun Kombëtar të Butrintit në fqinjësi me territorin e kësaj bashkie.