Anila Denaj: Të rinjtë e Sarandës janë forca e PS-së

Deputetja e Sarandës Anila Denaj gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e FRESSH, shkruan se ata janë forca e Partisë Socialiste.

Në postimin e saj në rrjetet sociale Denaj shkruan:

“Sarandë- Tē rinjtë dhe të rejat janë padyshim forca e Partisë Socialiste në rrugëtimin drejt progresit tē vazhdueshëm.

Me drejtuesin politik të qarkut Vlorë Arben Ahmetaj, kolegun Niko Kuri, kryetarin e Bashkisë Adrian Gurma dhe drejtues të FRESSH Sarandë ndamë mendimet për shtimin e aktivizimit të rinisë socialiste, krijimin e “bërthamave” rinore, si dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e qytetit, adresimin e problematikave dhe ofrimin e ideve novatore”, përfundon Denaj. /Sarandanews.com/