Greqia heqin kufizimet anti-Covid, s’do të kërkohen vaksinat dhe teste

Nga 2 Maji Greqia do të heq të gjitha kufizimet e Covid-19 për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti.

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha se Greqia nuk do të zbatojë më rregullat e hyrjes për udhëtarët që vijnë.

Sipas ministrit, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nëse arrijnë në Greqi nga një vend i BE-së apo i tretë, nuk do t’u kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose testimi pas mbërritjes.

Kjo do të thotë se të gjithë udhëtarët, edhe ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar nga virusi, do t’u lejohet hyrja pa kufizime në Greqi.

Gjithashtu edhe ,autoritetet zvicerane kanë njoftuar se udhëtarët nga e gjithë bota së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër pa ndjekur ndonjë rregull hyrjeje.