Adrian Gurma jep lajmin e mirë: Ka nisur puna për rikonstruksionin e Qendrës Ditore Polivalente

Kryebashkiaku i Sarandes, Adrian Gurma, ka dhene lajmin e mire te nisjes se punimeve per rikonstruksionin e Qendrës Ditore Polivalente.

Ky investim kryhet ne kuadër të Programit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar IADSA.

“Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar IADSA, po rikonstruktohen ambientet e Qendrës Ditore Polivalente, çka do ta vendosë këtë institucion në përputhje me standardet e shërbimeve shoqërore, duke rritur kapacitetet e akomodimit dhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit karshi të moshuarve

Ecim”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma./Sarandanews.com/