Abuzimet e pronave në bregdetin e Vlorës, Manja paralajmëron “furtunë” arrestimesh

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja paralajmëroi arrestime “furtunë” në lidhje me abuzimet nga Kadastra e Vlorës me pronat në bregdet.

Sipas tij ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për Kadastrën e Vlorës.

Manja thotë se hetimi për kadastrës e Vlorës ka nisur nga punonjësi më i thjesht deri në strukturat më të larta pa pasur përjashtime teksa rezultatet do të shprehen shumë shpejt.

“Drejtoria e Përgjithshme Anti-korrupsion, ka në hetim disa raste të denoncuara nga qytetarët, lidhur me abuzimet në Kadastrat e bregdetit ku nuk bën përjashtim as Vlora. Jemi fokusuar në disa raste të denoncimeve nga qytetarë në Vlorë, shumë shpejt do kemi dhe rezultatet konkrete për abuzimet në pronat në bregdet.

Hetimi nuk përzgjedh, hetimi ka pas përfundimit e gjithë gama e zyrtarëve të përfshirë në një rast abuzimi nëse do konstatohet nuk është selektiv, e gjithë kategoria e zyrtarëve apo ish zyrtarëve”, u shpreh Manja.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ishte prezentë këtë të premte në bashkinë e Vlorës ku prezantoi ndihmën ligjore falas për personat në nevojë.