Procedohet penalisht 55- vjeçari nga Finiqi, dhunoi bashkëshorten

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 55 vjeç, banues në Finiq.

Procedimi penal ndaj 55-vjeçarit u krye pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.