Sarandë, Dritan Peçi: Njeri nga ata që kanë pronë sot, kur mori vendimin e sheshit ishte 6 majsh, ka edhe deri në 2 vjeç…

Lidhur me dendësinë në çdo mbledhje të p/vendimeve që paraqiten në Këshillin Bashkiak për saktësim emri, mbiemri dhe atësie, këshilltari Dritan Peçi u shpreh sot në Këshillin Bashkiak se  njeri nga ata që kanë pronë, kur mori vendimin e sheshit ishte 6 muajsh, por… ka edhe të tjerë,deri në 2 vjeç…

Duke iu referuar me ironi ndarjes së shesheve të ndërtimti dikur nga këshilli bashkiak Peçi iu drejtuar kolegëve  dhe panelit të mbledhjes që drejtohej nga Asaf Stroka , Dafina Allkushi dhe Ibrahim Barjami u shpreh:

“ Cdo muaj na vijnë këtu saktësime emrash për pronë. Një herë 20 saktësime, diku 25 ,etj, ..Me aq “shpejtësii ” i kanë ndarë këto prona atëhere sa, qënkan bërë  të gjitha “gabim”!; Dhe njeri nga ata që ka pronë sot, jo I vogël ishte, po ishte 6 muajsh!!! Edhe sot është me pronë!

…Dhe sot ata janë nga 20 vjeç, 22 vjeç!…E dhashë thjesht si informacion që ta dimë -u shpreh këshilltari Dritan Peçi.

-Sot, të gjittë ata që kanë hedhur firmat,  janë ende në administratë dhe punojnë. Është turp që i mbajnë akoma në punë ndërkohë që sot edhe një shkelje apo edhe gabim që mund të behet , procedohet penalisht…-theksoi Peçi.