58 pacientë ndërrojnë jetë prej COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 942 raste të reja me koronavirus ndërkohë që 58 pacientë të infektuar kanë humbur jetën.

Sipas mediave greke 341 raste të reja u zbuluan në Atikë, ndjekur nga Selaniku me 170 raste.
Numri  i përgjithshëm i infeksioneve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 137918 në total.

Ndërkohë janë shënuar gjithsej 4788 humbje jete.

Mosha mesatare e jetëve të humbura është 79-vjeç prej të cilëve 95.5% kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese ose i përkasin grupmoshës 70 vjeç e lart.