Sarandë, arrestohet një person, kryente transportin e 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës

Sarand- Finalizohet operacioni policor i koduar “Qafa e Hanit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë,në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Qafa e Hanit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Mursi, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.