Pas 3 dekadave, gjendet zgjidhja për frunizimin me ujë 24 orë të Sarandës
Nga Bejto GËRXHUNI
Duket disi paradoksale por fiks pas agresionit rus mbi Ukrainën, pas dy dekadave në qetësi institucionale per ujesjellësin me ujë 24 orë; më në fund, Këshilli Bashkiak ka vendosur ta prishë këtë qetësi ‘olimpike”. Ai kërkoi t’i drejtohet Qeverisë për financimin e ujësjellësit të ri të Sarandës.
Në mbledhjen e fundit të datës 25 shkurt vërtet, nuk pati gjithsesi ndonjë dokument apo draft I cili do t’i drejtohej Kryeministrit zotit Edi Rama për këtë qëllim dhe AI, si gjithmonë, në përfytyrimin e vendimarrësit lokal: “duke nxjerrë shpatën nga milli” të vinte pikat mbi “i”.
Por, në fund të fundit kishte disa propozime konstruktive . Deri aty sa disa këshilltarë kanë përmendur çudira, nisur nga fakti i nënshkrimit kohët e fundit të Një Memorandumi Bashkëpunimi midis Bashkisë Sarandë dhe homologes së saj në Finiq.
Një nga propozuesit arriti deri aty saqë t’i referohej atij tubacionin të zi të famshëm në sipërfaqe që shfaqet në aksin nacional: çeza e Bistricës –Finiq.
As më shumë e as më pak, Bashkia po të jetë vërtet vizionare, duhet që të punojë që ai ujëjsellësi i Finiqit të zgjatet (dreqi ta hajë!) nga fshatrat e Vurgut deri në Sarandë dhe demek ta zgjidhë një herë e përgjithmonë këtë punë se po na luan kapku I kokës sidomos në kohën e pikut të sezonit të verës kur Saranda e Ksmaili mbushen me turistë. vendas dhe të huaj.
Një opsion tjetër shkencor nga Mbledhja e 25 shkurtit të Këshillit, ishte ai i imazhit të tmerrshëm që kanë mijëra depozita uji mbi tarracat e pallateve në Sarandës. Duhen hequr! Pa pa një pa dy!
–PO sikur (LARG QOFTË!!) një nga raketat e rusëve agresorë të drejtohet në Ballkan (MOS O ZOT!!)dhe këto depozitat tona, të jenë si shënjestër për këto raketa të ARIUT SIBERIAN???
Apo nuk ka edhe shtetas rusë këtu në Sarandë që kanë blerë apartamente banimi si turistë dhe që bëjnë edhe punën e inteligjencës sekrete te KGB-së dhe i kanë numëruar të gjitha depozitat e tarracave të Sarandës, një për një!….
Askush nuk guxoi të jepte një përgjigje për këtë pyetje enigmë dhe me spec në këtë mbjedhje. As nga paneli i Mbjedhjes, jo se jo, as nga këshilltarët ushtarakë dhe as nga ata civilë!!…
Burime nga ky Këshill bëjnë të ditur seriozisht se ekziston një studim për një ujësjellës më vendmarrje të ujit nga burimet e Tatzatit.
Ky studim është shfaqur edhe nëpër studio televizive, SIGURISHT gjatë fushatës elektorale të katër viteve më parë.
Deri ca vite më parë, nga vendimarrja lokale, sa here binte fjala per ujësjellësin dhe investime te rendësime ne infrastrukturë, ishte një parrullë kur kryeministër ishte Berisha: “Berisha nuk e do Sarandën!!” Kaq e thjeshtë është!
Jo ky Berisha i “Shtëpsië së Lirisë”, po ish kryeministri I dikurshëm Berisha….
Duket se ilaçi i ujit 24 orë pa ndërpreje për Sarandën, më në fund, do të vihet në zgjidhje definitive fiks kur Këshilli Bashkiak të shqyrtojë një si ide, për një kërkesë që do t’i drejtohet një ditë, vetë Qeverisë dhë personalisht zotit Edi Rama, që një ditë, po një ditë ama, të gjenden edhe financimet për këtë Ujësjellës të ri që u plasi shpirtin të gjithëve