Bujar Leskaj dhe Hariz Mema takim në kafe me 12 persona në Mesopotam, thyejnë sërish masat anti-Covid

Ditën e sotme, Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë Bujar Leskaj, zhvilloi një takim me Grup Seksionin nr.15, atë të Mesopotamit.

Së bashku me Leskajn ishte dhe Hariz Mema, që ashtu si dje dhe në takimin e sotëm vijuan të thyejnë rregullat e mbajtjes së maskës dhe distancimit social.

Në takimin e sotëm në Mesopotam vihej re një prezencë e ulët e qytetarëve, ku ta pranishëm në takimin në kafe ishin vetëm 12 persona.

Takimet e Leskaj vazhdojnë intesivisht me të gjitha Grup Seksionet, pasi zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe motivimi i strukturave për fushatën elektorale është tepër i rëndësishëm.

Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz

Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, njerëz të ulur, tabelë dhe E brendshme