Ndarja në burim e mbetjeve të riciklueshme, model edhe në zona të tjera të Bashkisë Sarandë

Eksperienca e fituar gjatë vitit të kaluar, me ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme dhe sfida e zgjerimit të saj edhe në zona të tjera të Bashkisë së Sarandës, ishin fokusi i takimit që zhvilloi kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma me përfaqësues të GIZ Albania.

Guma tha se, sezoni veror është përpara dhe nisma për mjedis të pastër mbetet prioritare në gjithë përgatitjet e Sarandës si destinacion turistik.

Sipas tij, puna e nisur në qytet, me ndarjen e mbetjeve në burim, procesimi i tyre në Qendrën e ngritur në Volloder dhe nisja e shitjes kompanive ricikluese, vlerësohen si hapa të rëndësishëm në kuadër të projektit për menaxhimin e modernizuar të mbetjeve të ngurta.

Duke e konsideruar bashkëpunimin e deritanishëm si një model suksesi, Guma u shpreh për zgjerimin e projektit dhe shtrirjen edhe në zona e territore të tjera të Bashkisë Sarandë, shoqëruar me fushata ndërgjegjësimi për qytetarët.

“Zgjerimi i modelit të suskesshëm, edhe në zona të tjera brenda territorit të bashkisë si edhe fushatat e ndërgjegjësimit dhe edukimit do të jenë aktivitetet kryesore në muajt e ardhshëm”, u shpreh Guma.