Adrian Gurma takohet me konsullin e Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis: Ja projektet e diskutuara

Kryebashkiaku Adrian Gurma së bashku me nën kryetarin Romeo Cakuli kanë pritur sot në një takim në zyrat e bashkisë Sarandë konsullin e Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.

Fokusi i bisedimeve në takimin e zhvilluar mes palëve ka qenë për projektet e përbashkëta me fokus turizmin, për memorandumin me bashkitë fqinje e mbi turizmin e integruar.

“Me konsullin e Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis, diskutuam mbi projektet e përbashkëta me fokus turizmin, për memorandumin me bashkitë fqinje mbi turizmin e integruar, si dhe e falenderuam për dhurimin e një sasie materialesh sanitare për bashkinë”, shkruan kryetari i bashkisë Sarandë Adrian Gurma. /Sarandanews.com/