Tre ditë nëna e vdekur në Himarë, Piro Dhima shfaqet pranë prindërve të Kacifas

Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare që mbrojti ngjyrat e flamurit grek duke marrë disa medalje të arta olimpike Piro Dhima ditën e sotme është shfaqur në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës.

Sot grekët festojnë ditën e “JO”-së me këtë rast aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në jug të Shqipërisë.

Gjatë paradites në varrezat e ushtarëvegrekë në Këlcyrë ishin të pranishëm ku vendosën kurora me lule zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja, përfaqësues të tjerë të Athinës, por edhe konsulli në Gjirokastër dhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e minoritetit, mes të cilëve Vangje Dule, Tavo, etj.

Në 1 tetor Piro Dhima humbi nënën e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur nga fqinjët në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.