Theu masën e arrestit, policia e Sarandës arreston 33- vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 33 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap jashtë banesës së tij, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.