Historia e Alketit që u rikthye në Sarandë për të ngritur një biznes të sukseshëm

Deputeti Alket Hyseni ka zhvilluar një takim me një nga bizneset e sukseshme në Sarandë.

“Alketi është shembull tipik i shprehjes popullore “guri i rëndë në vend të vet”.

Me ca kursime djerse dhe zanatin e fituar, vendosi të kthehet në atdhe pas disa viteve emigracion së bashku me vëllezërit e tij, Edin dhe Altinin.

Ngritën në Sarandë, në oborrin e shtëpisë një biznes që sot është lider në jug.
Puno, kurse, investo dhe tashmë prodhojnë paisje inoksi për restorante, kuzhina, kangjella, sisteme kondicionimi, e shumë të tjera siç thonë “çtë sheh syri jua bën dora”.

Shqipëria, atdheu ynë i dashur, është vendi i bekuar i njerëzve punëtorë dhe kreativë, me mundësi të mëdha, ku mund të ndërtosh një jetë dinjitoze me punë të ndershme”, shkruan Hyeseni. /Sarandanews.com/