FOTOT/ Sarandë, qytetarë të shumtë plotësojnë formularin e Këshillimit Kombëtar
Qytetarë të shumtë të Sarandës i janë drejtuar stendës së ngritur në qëndër të qytetin në sheshin “Nënë Tereza”.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Sarandanews.com, qytetarët janë të interesuar për të plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar.
Qytetarë të të gjitha moshave, nën ndihmën e dy punonjësve që janë vendosur tek stenda për të sqarur për çdo paqartësi, kanë plotësuar dhe dorëzuar formularët e Këshillimit Kombëtar, një nismë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
Përmes nismës “Këshillimi Kombëtar”, Qeveria Shqiptare kërkon të dëgjojë mendimin e qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin që prekin ekonominë, shoqërinë dhe të ardhmen tonë.
Përgjigjet e dhëna do të analizohen dhe përpunohen nga skuadra e bashkëqeverisjes pranë Kryeministrisë dhe më pas do t’u prezantohen publikisht qytetarëve shqiptarë.
Përgjigjet e qytetarëve janë të rëndësishme që qeveria të kuptojë idetë dhe perceptimet e tyre mbi çështjet në fjalë. /Sarandanews.com/